FIBA EUROPE CUP

Maxhuni me pikë dyshifrore, Den Bosch mposhtet
10 November, 2021 @19:57
Në ndeshjen e sontme në FIBA Europe Cup, skuadra holandeze e Den Bosch është mposhtur nga skuadra çeke Opava.
Ndeshja në fjalë përfundoi me rezultat 88-72 për çekët.
Për skuadrën e Den Boschit sonte më së shumti minuta luajti Edon Maxhuni, fundori me prejardhje kosovare, i cili në total luajti rreth 33 minuta.
Ndeshjen e sontme Maxhuni e përfundoi me 10 pikë, 5 kërcime e 2 asistime, duke qenë një prej dy lojtarëve të vetëm te skuadra e Den Boschit me pikë dyshifrore.
Pas 5 ndeshjeve në Grupin C të FIBA Europe Cup, Den Bosch ndodhet në vendin e tretë me 7 pikë.