PEJA & PRISHTINA
Mbahet takimi në Balkan League
26 September, 2013 @14:09
Takimi vjetor për skuadrat e Balkan League është mbajtur në Sofje të Bullgarisë, ku kanë marrë pjesë edhe përfaqësuesit e skuadrave kosovare, Sigal Prishtina dhe Peja.
Nën kryesimin e drejtorit sportiv të ligës, Shay Shtriks, mbledhja ka shqyrtuar disa çështje si marketingu dhe zhvillimi i mëtutjeshëm i ligës dhe skuadrave.
Si përfaqësues të Pejës kanë shkuar kryetari i klubit, Art Gashi dhe drejtori për marketing, Arbër Gashi derisa pjesëmarrës nga Sigal Prishtina kanë qenë anëtarët e bordit, Arben Fetahu dhe Astrit Leti.
Deri në fillimin e stinorit të ri në Balkan League kanë mbetur më pak se një muaj. Në ndeshjet e para Peja dhe Sigal Prishtina do të luajnë si mysafire. Peja që gjendet në Grupin B, udhëton për në Gjevgjeli të Maqedonisë për t’u ndeshur me Kozuvin, derisa Sigal Prishtina që gjendet në Grupin A do të ndeshet me Kumanovën, gjithashtu nga Maqedonia.