Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KUPA E KOSOVËS

Mbrojtësi i Kupës eliminohet nga Prishtina

Mbrojtësi i Kupës eliminohet nga Prishtina


4 February, 2021 @21:12

Fituesi i fundit i Kupës së Kosovës, Peja, është eliminuar në çerekfinale nga Sigal Prishtina.

Prishtina e mposhti kundërshtarin me rezultat 88-90 dhe u kualifikua në gjysmëfinale të Kupës.

Gjatë gjithë ndeshjes rezultati ishte i ngushtë. Minutat e fundit të ndeshjes ishin fenomenale por nuk mjaftoi performanca e Dardan Berishës për ta kualifikuar skuadrën.

Nigel Johson i Prishtinës, nuk kishte mëshirë ndaj ish-skuadrës së tij. Ai luajti me 33 pikë, 8 asistime, 7 kërcime e 6 topa të rrëmbyer, derisa u ndihmua edhe nga Tevin Mack me 26 pikë, 12 kërcime e 6 asistime.

Te Peja, Dardan Berisha shkëlqeu me 31 pikë, 12 asistime e 8 kërcime, kurse shënoi 9 treshe nga 14 tentime.

SKEMA E KUPËS SË KOSOVËS

Prishtina në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës do të takohet me Prizrenin nesër nga ora 19:00.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga