Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

LIGA E FEMRAVE

Me derbi fillon Liga e Femrave

Me derbi fillon Liga e Femrave


23 January, 2021 @10:53

Sot nga 13:00, do të fillon pjesa e dytë e Ligës së Femrave.

Xhiron e 11 do ta hapin femrat e Bashkimit dhe të Penës.

Që të dyja skuadrat kanë bërë përforcime gjatë afatit kalimtar.

Bashkimi e riktheu në skuadër qendrën e njohur nigeriane, Aisha Balarabe, derisa e transferoi edhe malazezen Teodora Saric. Skuadra prizrenase gjithashtu e riktheu në skuadër basketbollistet Ulpiana Emra e Vlera Vraniqi.

Gjatë afatit kalimtar KBF Bashkimi e shtoi në krye të skuadrë trajnerin rumun Andreas Rumani.

Në anën tjetër, edhe Penza u përforcua në këtë afat. Skuadra pejane ishte e vetmja pa basketbollista të huaj, derisa u përforcua me Cooper Simone, Ashile Howell, Enisa Qosja, Arbnore Përquku e Diedona Halitaj.

TABELA AKTUALE

Bashkimi gjendet në krye të tabelës me 9 fitore e 1 humbje, kurse Penza me 5 fitore e 5 humbje.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Liga e Femrave