MBUSHEN PALESTRAT
Me “Minatorin” ngritet shikueshmëria
15 March, 2016 @12:41
Vetë hapja e “Minatorit” ka qenë arsye për të mbushur atë, mirëpo shto këtu edhe derbin e vjetër ndërmjet Trepçës dhe Sigal Prishtinës dhe kjo veçse tregon mjaft për ngritjen e shikueshmërisë tash e tutje në Superligë të Kosovës.
Sipas raporteve të delegatëve të ndeshjeve të FBK-së në përballjet e xhiros së shkuar, janë evidentuar 2 mijë e 500 shikues në tre ndeshjet e zhvilluara të shtunën dhe të dielën që i lamë pas.
Te Trepça - Sigal Prishtina janë regjistruar 2 mijë shikues, te derbi Peja - Bashkimi 400 shikues ndërsa në përballjen derbi të fundit të klasifikimit, Vëllaznimi - Kerasan Prishtina, 100 të tjerë, që çon totalin në 2 mijë e 500 shikues në palestra të basketbollit.