Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ALEKSANDAR JONCHEVSKI

Me performancë sa më të mirë dhe me “Torcidën” për të shpresuar në finale

Foto: FBK

Me performancë sa më të mirë dhe me “Torcidën” për të shpresuar në finale


9 December, 2022 @11:00

Trajneri i Trepçës, Aleksandar Jonchevski, në deklaratën e tij dhënë pas ndeshjes së fituar mbrëmë me Rahovecin, ka folur edhe për duelin gjysmëfinal, që luhet sot.

Ende pa e ditur kundërshtarin, trajneri verimaqedonas i Trepçës ka thënë se me përkrahjen e Torcidës dhe me pushim aq sa mundemi, do të provojmë më të mirën për të arritur finalen e Superkupës së Kosovës.

“Do të mundohemi të pushojmë sa të mundemi dhe të analizojmë kundërshtarin që do ta kemi në gjysmëfinale. Ne jemi munduar t’i pushojmë sadopak lojtarët kryesorë në këtë ndeshje, ndërsa me përkrahjen e Torcidës në tribuna shpresoj në performancë të mirë të lojtarëve për të shkuar tutje,” ka thënë ai pas ndeshjes së djeshme.

Trepça mposhti Rahovecin në çerekfinale të Superkupës, ndërsa sonte prej orës 20:30 luan ndaj Bashkimit në gjysmëfinale, ku do të kërkojnë finalen e Superkupës.


 
Të gjitha lajmet nga Superkupa e Kosovës