KOSOVA U-16

Foto: FBK
Më të dalluarit e fazës grupore
9 July, 2015 @14:04
Kosova ka të ardhme në basketboll. Këtë po e dëshmon përfaqësuesja U-16 që po merr pjesë në Europianin e Divizionit C, që po mbahet në San Marino.
Djelmoshat e rinj të Kosovës të drejtuar nga Chris Dial, po tregojnë rezultate impresive, ndaj vendeve që asnjëherë nuk kanë pasur basketboll për tu admiruar.
Sidoqoftë, edhepse është ndoshta heret të thuhet, pjesa më e madhe e lojtarëve është në moshën 15 vjeçare dhe po përjeton eksperiencë me përfaqësuese. Pastaj, Dial po i jep mundësi çdonjërit që të luaj ku minimumi i mesatares për një basketbollist nga tre ndeshjet e para është 8 minuta lojë - që është tepër mirë për një lojtar në gara të llojit të tillë.
Derisa Etnik Peci dhe Atik Koshi kanë mesatare mbi 10 pikë për ndeshje, Ylldrit Sahiti ka mesatare 9.7 pikë dhe 7.7 kërcime për ndeshje.
Kreshnik Avdija me 2 asistime për ndeshje është postieri i përfaqësueses, ndërsa Koshi vjen pas tij me 1.7 sosh.
Nuk ka lojtar që nuk ka shënuar pikë, ndërsa mesatarja minimale është 1.3 pikë ndeshje.
Dardan Kapiti me 2 bllokada për ndeshje është bananameni i skuadrës, bashkë me Ylldritin që ka 1.7 për ndeshje.
Si ekip, në gjuajtet e lira kemi qenë të saktë 64.2%, nga treshet 22.2%, për dy pikë 47.8% dhe nga loja 43.7%.
Nesër Kosova përballet me Maltën në ndeshjen gjysmëfinale.