Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MË TË MIRËT E VITIT

Më të mirët e vitit sipas Eurobasket, Erjon Kastrati merr çmimet kryesore

TopSporti.com/ Foto:FBK

Më të mirët e vitit sipas Eurobasket, Erjon Kastrati merr çmimet kryesore


22 May, 2021 @16:19

Faqja e njohur që i dedikohet basketbollit, Eurobasket, ka zgjedhur më të mirët e stinorit në basketbollin kosovar.

Si çdo vjet, edhe sivjet kjo faqe ka zgjedhur pesëshen e parë, pesëshen e dytë, pesëshen vendore dhe pesëshen e të huajve me lojtarët më të mirë të këtij stinori, si dhe ka ndarë çmimet e ndryshme individuale për lojtarë, shkruan TopSporti.com.

Më së shumti çmime prej lojtarëve ka fituar Erjon Kastrati, i cili sivjet u shpallë kampion për herë të parë në histori me skuadrën e Golden Eagle Yllit.

Kastrati e fitoi çmimin më të çmueshëm, atë të lojtarit më të mirë të vitit, si dhe fitoi çmimet si fundori më i mirë dhe lojtari më i mirë vendor. Ai gjithashtu u zgjedhë në pesëshen më të mirë të stinorit dhe në pesëshen më të mirë nga përbërjen e lojtarëve vendorë.

Në pesëshen e stinorit bashkë me Erjonin janë zgjedhur edhe Kwame Vaughn, Tevin Mack, Ed Daniel dhe Brandon Walters.

Faqja Eurobasket çmimin e trajnerit më të mirë ia ndau trajnerit kampion, Adis Beciragic.

Çmimet e vitit nga Eurobasket


Lojtari i vitit:
Erjon Kastrati (Golden Eagle Ylli)

Fundori i vitit:
Erjon Kastrati (Golden Eagle Ylli)

Aloja e vitit:
Ed Daniel (Rahoveci)

Qendra e vitit:
Brandon Walters (Peja)

Lojtari më i mirë i huaj:
Kwame Vaughn (Prizreni)

Lojtari më i mirë vendor:
Erjon Kastrati (Golden Eagle Ylli)

Lojtari më i mirë në mbrojtje:
Amadi Ikpeze (Rahoveci)

Trajneri i vitit:
Aziz Beciragic (Golden Eagle Ylli)

Pesëshja e parë më e mirë:
Kwame Vaughn (Prizreni)
Erjon Kastrati (Golden Eagle Ylli)
Tevin Mack (Sigal Prishtina)
Ed Daniel (Rahoveci)
Brandon Walters (Peja)

Pesëshja e dytë më e mirë:
Divine Myles (Prizreni)
Dardan Berisha (Peja)
Drilon Hajrizi (Trepça)
Stavros Toutziarakis (Trepça)
Obinna Oleka (Bashkimi)

Mirënjohje e veçantë:
Isiah Traylor (Rahoveci)
Nigel Johnson (Sigal Prishtina)

Pesëshja më e mirë vendore:
Valon Bunjaku (Golden Eagle Ylli)
Erjon Kastrati (Golden Eagle Ylli)
Dardan Berisha (Peja)
Gëzim Morina (Golden Eagle Ylli)
Lis Shoshi (Peja)

Pesëshja më e mirë e huaj:
Kwame Vaughn (Prizreni)
Divine Myles (Prizreni)
Tevin Mack (Sigal Prishtina)
Ed Daniel (Rahoveci)
Brandon Walters (Peja)


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga