Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SUHAREKA - LLAPI

Mevlan Zeka me hat-trick, Suhareka mposhtë Llapin

Mevlan Zeka me hat-trick, Suhareka mposhtë Llapin


11 May, 2025 @18:48

Goleadë dhe fitore e Suharekës ndaj Llapit sot.

Takimi i luajtur sot mes dy skuadrave që rrezikojnë rënien nga elita e futbollit kosovar përfundoi 4-2 (Jakup Berisha 2’, Mevlan Zeka 40’, 74’, 90+5’ (P) / Arianit Hasani 16’, Ardit Tahiri 82’) për suharekasit.

Fantastik sot për Suharekën, siç ka qenë gjatë gjithë sezonit, ishte sulmuesi Mevlan Zeka, i cili sot realizoi hat-trick, për një fitore tejet të rëndësishme të Suharekës në luftën për mbijetesë. Me golat e shënuara sot, Zeka shkon në shifrën e 20 golave në ligë këtë sezon, duke qenë i pari në listën e top-golashënuesve për momentin.

TABELA AKTUALE

Dy xhiro para fundit, duket se Suhareka e Llapi do të jenë në luftë për mbijetesë deri në fund të këtij sezoni, e me gjasë njëra prej tyre mbijetesën do të duhet ta kërkojë edhe përmes barazhit.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga