FINAL FOUR | EUROLEAGUE
Micic në sekondën e fundit, Anadolu Efes në finale
19 May, 2022 @20:36
Në një ndeshje trilleri, Anadolu Efes nga Stambolli ka mposhtur rivalin Olympiacos nga Athina për të arritur finalen e Final Fourit të Euroligës në basketboll.
Ka qenë Vasilije Micic, MVP i sezonit të kaluar, që ka vendosur ndeshjen, me një treshe të shënuar në sekondën e fundit të ndeshjes, për t’ia dhënë Anadolu Efesit fitoren 77-74 [18-21, 24-22, 24-20, 11-11] ndaj grekëve.
Shane Larkin ka qenë më efikasi te Efesi, duke shënuar 21 pikë, 7 asistime në këtë fitore dramatike, derisa Anadolu Efes në finale pret fituesin e duelit tjetër të gjysmëfinales së PlayOffit, ElClasico RealMadrid - Barcelona.
Larkin shutoi 4/12 për tri pikë, ndërsa 4 treshe i shënoi edhe Micic, ku atë të fundit e dha për fitore. Ndërsa ndeshjen e përfundoi me 15 pikë të shënuara dhe 9 asistime.
Cool calm and composed…
— Turkish Airlines EuroLeague (@EuroLeague) May 19, 2022
Vasilije Micic was born with ice in his veins!#F4GLORY pic.twitter.com/DdjI55VwIO
Te Olympicos u dallua Shaquielle McKissic që kreu ndeshjen me 12 pikë, derisa ekipi i Georgios Bartzokasit nuk arriti t’i ndalë turqit në fund.
Në anën tjetër ekipi nga Stambolli i drejtuar nga Ergin Ataman tashmë do të luajë për titullin e dytë radhazi të kampionit të Evropës, derisa sonte do të mësojë kundërshtarin e finales, Final Fouri i së cilës po mbahet në Beograd.