PAS NDESHJES
Mijovic krenar me lojtarët e tij
28 April, 2016 @22:43
Petar Mijovic, trajneri i Bashkimit, është njëri prej më meritorëve për fitoren e Bashkimit sot ndaj Sigal Prishtinës.
Trajneri malazias, nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij personale në Facebook, ka shkruar se ndjehet krenar për këtë fitore.
“Krenar me djemtë e mi. Fitore e madhe ndaj Prishtinës pas dy vazhdimeve në gjysmëfinale të Play-Offit,” ka shkruar Mijovic.
RAPORTI I NDESHJES
SKEMA E PLAY OFF-IT
Ndërsa pas ndeshjes në intervistën e tij për televizionin Supersport, tekniku i Bashkimit e quajti mrekulli fitoren e sotme, duke pasur parasysh që skuadra e tij gjendet në krizë për shkak të kushteve financiare, largimit të basketbollistëve dhe mospërkrahjes nga tifozët, derisa kërkoi nga këta të fundit që ta përkrahin skuadrën në ndeshjen e ardhshme.
Kjo është fitorja e dytë e Bashkimit në këtë stinor ndaj Sigal Prishtinës, pasi prizrenasit e kishin mposhtur rivalin nga kryeqyteti edhe një herë gjatë pjesës së rregullt të kampionatit në Superligë.