EUROLEAGUE

Milano fundos Fenerbahçen
25 October, 2019 @23:09
Luftën e ish dy bashkëlojtarve tek Cska Moskas tash që janë larguar e ka fituar Sergio Rodriguez i cili me Emporio Milanon mposhti Fenerin e Nando De Colos me rezultat 87-74.
Spanjolli Rodriguez me 22 pikë ishte më efikasi tek italianët, derisa tek turqët Joffrey Lauvergne me 14 pikë dhe 8 kërcime ishte më i miri.
Kjo ishte fitorja e tretë për Milanon derisa kanë edhe një humbje, kurse Feneri asesi të kthjellët në këtë fillim të sezonit pasi që kjo ishte humbja e tretë.
Në ndeshjet tjera të mbrëmjes befasi mund të konsiderohet humbja e Olympiacosit si mysafire tek Saski Baskonia me rezultat 82-66, kurse Cska vazhdon ecurin e fitore pasi që mposhti Alba Berlinin me rezultat 82-66, ndërsa Zalgiris fitoj si vendas duke mposhtur Lyonin me rezultat 70-56.