MITROVICË

“Minatori” përplotë, për të shikuar ndeshjen në ekran të madh
30 April, 2023 @16:52
Dashuria e madhe e mitrovicasve për Trepçën është manifestuar edhe sot, kur ekipi po luan ndeshjen vendimtare në Prishtinë ndaj Prishtinës, ku fituesi siguron finalen e PlayOffit.
Palestra “Minatori” është mbushur me publik për të shikuar ndeshjen në projektor. Dueli nis në ora 17:15 në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve në Prishtinë, ndërsa pas 4 ndeshjeve seria gjysmëfinale e PlayOffit është 2-2. Fituesi i ndeshjes së sotme shkon në finale.