Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

LJUBOMIR MINCHEV, PAS DISFATËS NGA YLLI

Minchev: Disa gabime vendosën

Foto: KBTrepca/fb

Minchev: Disa gabime vendosën


22 May, 2022 @23:49

Trajneri i Trepçës, Ljubomir Minchev, në deklaratën e tij dhënë pas ndeshjes së parë të serisë finale të PlayOffit, që ekipi i tij e humbi nga Ylli ka thënë se disa gabime në mbrojtje të ekipit të tij vendosën.

Mirëpo, ai ka thënë se këto janë normale, kur dihet pesha e finales dhe intenziteti i ndeshjes.

“Disa gabime në mbrojtje mnud të them që kanë bërë dallimin, por këto gjëra janë normale, ndodhin. I uroj kundërshtarit fitoren. Por, të mos harrojmë kjo është ndeshja e parë dhe ka qenë shumë e ngushtë. Por, shkojmë përpara. Fatmirërisht kjo s’është ndeshje Kupe, ku me një ndeshje eliminohesh dhe kemi ndeshje tjera. ,” ka thënë fillimisht trajneri bullgar i ekipit mitrovicas.

“Humbja nuk është e mirë, veçanërisht pasi më duket që në 80% të kohës kemi qenë në epërsi në këtë ndeshje. Por, jam i sigurt se do të kthehemi e seria finale do të jetë tepër interesante për të gjithë. Ne do të bëjmë më të mirën tonë,” ka thënë në fund ai.

Seria tash bartet në Mitrovicë, ku të enjten ekipi i Trepçës pret Yllin në ndeshjen e dytë të serisë finale. Për të kujtuar, ekipi që fiton tri ndeshje së pari, shpallet kampion i Kosovës.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga