TRAJENRI I TREPÇËS, PAS NDESHJES

Foto: KBTrepça/fb
Minchev: I lumtur për fitore, por jo si erdhi ajo!
24 September, 2022 @0:09
Trajneri i liderit të Superligës, Ljubomir Minchev, ka thënë se nuk e ka kënaqur loja e ekipit të tij sonte, ndërsa pos rezultatit nuk kishte diçka tjetër për tu theksuar.
Ai ka thënë se ekipi i tij ka nënçmuar situata në lojë, për t’i dhënë mundësi dhe shpresa kundërshtarit për rikthim në lojë.
“Nëse shikohet loja, jam i kënaqur për fitoren si fitore, por mënyra si erdhi ajo, nuk bën fare të lumtur. Ne kemi pasur shumë topa të humbura në lojë. Kemi pasur epërsi 20 pikëshe dhe pas asaj ka pësuar një lloj nënçmimi të situatave dhe binim nga loja, duke i dhënë atyre mundësi që të rikthehen në lojë,” ka thënë ndër të tjera trajneri bullgar i Trepçës, Minchev.
Trepça është lidere e Superligës dhe nga tre ndeshjet e para të stinorit, ka tre fitore.