Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

LUBOMIR MINCHEV

Minchev tregon arsyen e humbjes

Minchev tregon arsyen e humbjes


9 December, 2021 @23:14

Trajneri i Trepçës, Lubomir Minchev, ka qenë i zhgënjyer me humbjen e ekipit të tij në derbi ndaj Prishtinës, por i ka përgëzuar rivalët për motivin e madh që e kishin në këtë ndeshje.

Ai ka theksuar edhe problemet e sotme në lojën e skuadrës, që nuk i ndërlidh me ndeshjet e kaluara, por që ishin arsye për t’ia lehtësuar punën rivalit drejt fitores.

“Besoj që problemi nuk ka qenë vetëm nga mos shënimi i pikëve nga tentimet e dyta. Së pari dua të uroj Prishtinën për fitoren sepse ishin jashtëzakonisht të motivuar për lojë ndaj nesh, pas humbjes së thellë që ua shkaktuam në përballjen e parë. Sipas meje problemi ka qenë në organizimin e sulmit, pastaj topat e humbura dhe mos shënimi nga pozitat e pastra. Këto kanë qenë probleme në lojën tonë sonte,” ka thënë trajneri bullgar i mitrovicasve pas ndeshjes.

Përkundër humbjes, Trepça vazhdon të jetë lidere e Superligës, por tash me pikë të njëjta sikurse kampioni aktual, Ylli.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga