STREETBALL FINALS 2015

MiniTrepça fiton Streetball Kosova 2015
18 July, 2015 @21:47
Vision Group, kampionia e Mitrovicës në Streetball, ka triumfuar në superfinalen e Prizrenit duke e mposhtur Air Force One në finalen e posapërfunduar të Streetball Kosova 2015.
Të përbërë nga basketbollistët e Trepçës, Gazmend Asllani, Fikret Hanxhiç, Arian Tahiri dhe Besnik Azemi, Vision Group janë treguar më të mirë se ekipi i ‘forcave ajrore’ të përbërë nga Altin Sahiti, Albatrit Berisha, Andi Shehu dhe Qëndrim Ajazaj në fund, duke fituar shpërblimin e madh të pushimit njëjavor të Turqi.
Finalisti ka fituar 500 euro shpërblim.