STREETBALL FINALS 2015
BOROZANI/D.S.
Arrijnë gjysmëfinalet
18 July, 2015 @15:32
Përkundër se në temperatura afrikane, Streetballerët nga e gjithë Kosova kanë treguar lojëra të mira në kategorinë amatore sot, derisa pas ndeshjeve grupore u caktuan gjysmëfinalistët.
Thug Life dhe Hej Pleqt nga Grupi A si dhe Fenchat dhe Katërshja nga Grupi B kanë arritur gjysmëfinalet dhe si zakonisht të parët e grupeve përkatëse luajnë ndaj vendeve të dyta ku takohen:
Thug Life - Katërshja dhe Fenchat - Hej Pleqt
Fituesit e këtyre dueleve luajnë finalen në kategorinë amatore ku fituesi merr 800 euro shpërblim, ndërsa finalisti 400 euro.
EKIPET GJYSMËFINALISTE:
HEJ PLEQTË: | Safet Gashi, Petrit Skenderi, Driton Sallauka dhe Dren Marseli; | ||
FENCHAT: | Jon Ajeti, Dardan Sejdiu, Valdrin Tahiri dhe Visar Latifaj; | ||
THUG LIFE: | Butrint Shala, Emanuel Lleshi, Satmir Mazllami dhe Arian Paçarizi; | ||
KATËRSHJA: | Pjetër Doda, Palush Doda, Kushtrim Aliu dhe Anton Çupërjani; |