PËRFAQËSUESET E REJA
FBK në kërkim të talentëve
16 July, 2015 @16:26
Arritja në finale e përfaqësueses U-16 të Kosovës në paraqitjen e parë ndërkombëtare, përkatësisht në Kampionatin Europian të Divizionit C që u organizua në San Marino, i ka rritur apetitet e Federatës së Basketbollit të Kosovës, e cila qysh tash ka filluar të mendojë për garat e Kampionateve Europiane të vitit të ardhshëm.
FBK sot ka njoftuar se nga java e ardhshme do të fillojnë me grumbullimin e grupmoshave 1998/99 dhe 2001, ndërsa janë ftuar të gjithë trajnerët anembanë Kosovës që t’i njoftojnë lojtarët e tyre të këtyre gjeneratave që të jenë prezent në stërvitjet që do të fillojnë nga 21 korriku në palestrën “1 Tetori” në Prishtinë.
Stërvitjet do të udhëhiqen nga trajneri amerikan, Chris Dial, i cili do të jetë i asistuar nga trajnerët vendorë.
Orari i stërvitjeve
E marte, 21 korrik | ora: 12:00-14:00 | grupmoshat 1998/99 | |
E mërkure, 22 korrik | ora: 12:00-14:00 | grupmoshat 1998/99 | |
E mërkure, 22 korrik | ora: 14:00-16:00 | grupmoshat 2001 | |
E enjte, 23 korrik | ora: 12:00-14:00 | grupmoshat 2001 |