FBK

FBK pranon 105 mijë euro nga MKRS-ja
15 July, 2015 @18:25
Federata e Basketbollit të Kosovës i ka pasuruar arkat e saj me 105 mijë euro. Kjo falë subvencionit nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.
“Në vazhdën e memorandumeve të nënshkruara deri me tani me disa federata të sportit të Kosovës, sot, në ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve u nënshkrua një Memorandum Bashkëpunimi mes MKRS-së e Federatës së Basketbollit të Kosovës. Nëpërmjet këtij Memorandumi Bashkëpunimi, MKRS-ja subvencionon FBK-në me 105 mijë euro, për pjesën e programit të këtij viti,” thuhet në njoftimin e lëshuar nga MKRS-ja.
FBK-ja nuk është federata e vetme që ka përfituar në këtë mënyrë, pasi që ditë më parë përfitime financiare nga MKRS-ja kishin fituar edhe fedarata e volejbollit, xhudos, futbollit etj.