EUROPIANI U-20 DIV C
Luksemburgu i fortë për shpresat kosovare
13 July, 2015 @20:02
Përfaqësuesja e Kosovës është mposhtur nga ajo e Luksemburgut sot në ndeshjen e katërt të Grupit B Divizioni B i Europianit U-20 qe po zhvillohet në Hungari.
Djelmoshat e përfaqësueses sonë kanë nisur ndeshjen jo në mënyrë më të mirë dhe në fund të çerekut të parë pësuan me 7 epërsi. Kur pritej rikthimi në çerek të dytë, ata pësuan edhe më keq nga vendi i vogël i Beneluksit, derisa në pjesën e dytë përkundër se luajtën më mirë nuk arritën të shkrijnë epërsinë e Luksemburgut dhe kështu pësuan për herë të tretë në katër ndeshje të Grupit B.
Leonard Mekaj ka shënuar 24 pikë për Kosovën sot, krahas 6 asistimeve të bëra, derisa përveç tij Lorik Kllokoqi me 19 dhe Ujkan Karanezi me 17 të tjera ishin ndër më të dalluarit në këtë humbje.
Te Luksemburgu Oliver Vujakovic shënoi double-double prej 17 pikëve dhe 11 kërcimeve, derisa edhe tre lojtarë tjerë shënuar pikë dyshifrore për ekipin fitues ku më së shumti shënoi Joe Kalmes, 18 sosh.
Kosova ka përfunduar misionin në këtë grup me 1 fitore e 3 humbje nga katër përballje.