EUROPIANI U-20

Leonard Mekaj, në depërtim gjatë ndeshjes së kaluar ndaj Portugalisë. Foto: FIBA/ Ville Vuorinen
Shijojmë fitoren e parë
12 July, 2015 @22:03
Përfaqësuesja e Kosovës në grupmoshat nën 20 vjeç, ka regjistruar fitoren e parë historike.
Djelmoshat e selektorit Ilir Selmani, pas dy humbjeve kundër kundërshtarëve të fortë siç janë Portugalia dhe Mali i Zi, kanë arritur t’i gëzohen fitores së parë duke e mposhtur përfaqësuesen e Gjeorgjisë, në kuadër të Divizionit B të Europianit U-20.
Dy basketbollistët e rinjë të Trepçës, Samir Zekiqi dhe Arian Mehmeti, ishin të pandalshëm sonte për kundërshtarët gjeorgjianë duke shënuar së bashku 48 pikë.
Mehmeti e përmbylli takimin me double-double prej 24 pikëve dhe 15 kërcimeve, derisa Zekiqi kontribuoi me 24 pikë dhe 7 kërcime, ndërsa nuk mungoi as ndihma e Ujkan Karanezit që regjistroi 17 pikë dhe 10 kërcime.
Kosova ndeshjen e radhës do ta luajë nesër (e hënë) kundër përfaqësueses së Luksemburgut, e cila deri më tani ka bilanc pozitiv me 2 fitore dhe 1 humbje.
Sot fitoren e parë në këtë garë e ka shënuar edhe përfaqësuesja e Shqipërisë, e cila e mposhti Molldavinë me rezultat të thellë 77-53.
Tabela aktuale e grupit B
1 | Mali i Zi | 3 fitore - 0 humbje | 6 pikë | |
2 | Portugalia | 2 fitore - 2 humbje | 6 pikë | |
3 | Luksemburgu | 2 fitore - 1 humbje | 5 pikë | |
4 | Kosova | 1 fitore - 2 humbje | 4 pikë | |
5 | Gjeorgjia | 0 fitore - 3 humbje | 3 pikë |