EURO U-16

BOROZANI/D.S.
Shqipëria voton për Kosovën
11 July, 2015 @18:43
Federata Shqiptare e Basketbollit, FSHB, ka bërë të ditur se votën për MVP të Europianit U-16 që po zhvillohet në San Marino, i ka dhënë playmakerit kosovar, Etnik Peci.
Përveç kësaj, trajneri i Shqipërisë, Petar Mijovic, ka futur Pecin edhe në pesëshen e parë të turneut bashkë me disa lojtarë tjerë.
Kosova aktualisht po luan finalen e Europianit ndaj San Marinos, derisa Shqipëria nuk ka kaluar fazën grupore të këtij turneu.