EURO U-16 FINALJA

Foto: FBK
Mposhtemi në finale
11 July, 2015 @19:14
Përfaqësuesja e Kosovës ka humbur në finale të Europianit U-16, duke u mposhtur nga San Marinoja në finale me rezultat 76-59.
Çereku i parë ka qeën fatal për Kosovën, pasi që epërsia e krijuar në dhjetë minutëshin e parë për vendasit organizatorë të turneut, 22-10, ka qenë e pakthyeshme për tanët.
Etnik Peci, për të cilin pritet të dëgjohet edhe më shumë tash e tutje, ka bërë disa herë gjithçka nga vetja për të ngushtuar epërsinë, por Kosova nuk arriti më as të barazojë rezultatin, derisa fundi i ndeshjes plotësisht i takoi vendasve.
Peci përfundoi ndeshjen me 19 pikë të shënuara, derisa u dalluan edhe Atik Koshi me 9 pikë e Kreshnik Avdija me 8 pikë të shënuara për vendin tonë, që debutoi në gara ndërkombëtare me sukses të madh.
Giovani Galeotti dhe Simone Giacomini kanë qenë më të dalluarit te fituesi i turneut, duke shënuar nga 16 pikë secili.