TRE SKUADRA
BOROZANI/Edrin Shkuliqi/ Arkiv
Peja pret përgjigje nga FBK për BIBL
11 July, 2015 @20:08
Peja është dakorduar me drejtuesit e Balkan League që të merr pjesë në stinorin e ardhshëm, përkundër gjendjes së klubit pas përfundimit tashmë të njohur të stinorit dhe vendimit nga FBK për rënie në Ligë të Parë.
“Presim përgjigje nga FBK për të nisur procedurat për BIBL. Kemi mbajtur takim me drejtorin e BIBL, Shtriks, prej të cilit kemi marrë dritë të gjelbër për pjesëmarrje. Ne kemi bërë kërkesë që FBK të na jap pëlqim për pjesëmarrje në BIBL,” ka thënë ndër të tjera Art Gashi, kreu i Pejës për Kohën Ditore.
FBK në anën tjetër ka thënë se nëse BIBL e do Pejën, ajo nuk do ta ketë problem që ta nominojë si ekip të radhës nga Kosova në këtë garë.
Deri më tani vetëm Bashkimi është konfirmuar si pjesë e BIBL për stinorin e radhës nga Kosova, që për këta do të jetë vit debutues në gara ndërkombëtare. Prishtina po shqyrton opcionin e pjesëmarrjes në garën e re të FIBA Europe ose BIBL, derisa Peja pret nominimin.
Ka mundësi që të tre skuadrat kosovare të jenë pjesë e BIBL për stinorin e radhës. Sigal Prishtina është kampione e fundit e ligës ballkanike.