Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DALI

“Do të kthehem”

BOROZANI/ Erdis Driza

“Do të kthehem”


16 July, 2015 @18:31

Basketbollisti më i mirë i Superligës dhe i Ligës Ballkanike, Dardan Berisha, i cili për tre vite sa qëndroi në Kosovë me skuadrën e Pejës dhe Sigal Prishtinë arriti të fitojë gjithçka që ishte e mundshme, ka shkruar një letër falenderimi për të gjithë ata të cilët e kishin përkrahur gjatë kësaj kohe, derisa nesër pritet të niset drejtë Polonisë për t’i kryer përgatitjet për Eurobasket 2015 me përfaqësuesen polake.

Më poshtë mund ta lexoni shkrimin e plotë të postuar nga Dardan Berisha në Facebook.

“Të dashur tifozë, 

Të dashur shokë e shoqe, 

Nesër udhëtoj për Varshavë të Polonisë ku do ti bashkohem shokëve të përfaqësueses së Polonisë për të vazhduar stërvitjet e para para Eurobasket 2015. Nëpërmjet këtij postimi dëshiroj që të ju falënderoj të gjithëve për përkrahjen, besimin dhe motivimin që ma keni dhënë mua gjatë këtyre tri viteve në Kosovë.

Tri vite më parë unë vendosa që të kthehem nga Polonia për ta vazhduar karrierën në vendlindjen time. Shumë njerëz ishin çuditur nga ai vendim të cilin e kisha bërë, ngase ata e vlerësonin se karriera ime do ta merrte teposhtën. Mirëpo unë kisha plot besim në atë vendim, ku mision kisha ta ndihmoj basketbollin e Kosovës dhe të kemi paraqitje shumë të mira në arenën ndërkombëtare. Unë jam krenarë që gjatë tri viteve kam fituar 3 tituj të Kosovës, 2 Superkupa, 1 Kupë të Kosovës si dhe Titullin e Ligës Ballkanike, titulli i cili është më i veçanti në karrierën time. U shpalla edhe MVP i Ligës Ballkanike, titull të cilin ia kam dedikuar familjes, bashkëlojtarve, të gjithë tifozëve e ne vecanti Plisave, klubit dhe gjithë shoqëris time.

Këto suksese ja arrita falë grupit fantastik të bashkëpuntorve të cilat në fund u shpërblyen më së miri, ku pas 3 viteve mora sërish ftesën për të luajtur në përfaqësuesen e Polonisë si dhe nënshkrova për njërin nga klubet më të mëdha në Evropë, KK Cibona, klub në të cilin mora hapat e parë të basketbollit profesional shumë vite më parë. Ju premtoj që në çdo ndeshje do ta jap maksimumin për ta përfaqsuar indirekt edhe Kosovën, vendlindjen time që dha shumë për mua.

Për fund, dua ta falënderoj kryesinë e KB SIGAL Prishtina për besimin që ma dhanë. E falënderoj nga zemra Presidentin Blerand Stavileci dhe Lulzim Ibrahimin te cilët e mbajten çdo premtim të projektit të cilin e filluam pikërisht tash dy vite. Uroj që në Kosovë të shtohen edhe më shumë njerëz si Blerandi e Luli. Falënderoj çdo zyrtar të KB SIGAL Prishtina duke filluar nga Luani, Xeni, Flloki, Dani, Mexhiti, Kujta e shumë tjerë. I falënderohem shumë edhe Edis Kurajës i cili po kalon në një periudhë të vështirë, por më stabile. Edisi është i fortë dhe nga tash e sfidoj për verën e ardhshme në një lojë 1x1 te koshat e Gërmisë.

Krejt në fund i falënderoj shokët dhe shoqet e mija. I falënderoj edhe gazetarët të cilët kontribuan shumë në promovimin e sportit të Kosovës. Unë do të jem në disponzicionin tuaj sa herë që ju keni nevojë.

Ju përulem të gjithëve që më përkrahet!

Ju premtoj: Unë do të kthehem!”

DO T’KTHEHEM! Të dashur tifozë, Të dashur shokë e shoqe, Nesër udhëtoj për Varshavë të Polonisë ku do ti bashkohem…

Posted by Dardan Berisha on Thursday, 16 July 2015


PËRFAQËSUESET E REJA

FBK në kërkim të talentëve

FBK Superliga

FBK në kërkim të talentëve

16/07/15 @ 16:26

DALLAS

Rastësi interesante te Dallasi

NBA

Rastësi interesante te Dallasi

16/07/15 @ 14:03

MAQEDONI

Shtriks siguron edhe maqedonët

Balkan League

Shtriks siguron edhe maqedonët

16/07/15 @ 00:39

FBK

FBK pranon 105 mijë euro nga MKRS-ja

FBK Superliga

FBK pranon 105 mijë euro nga MKRS-ja

15/07/15 @ 18:25

EURO U-20/ HUNGARIA 2015

Fitorja e radhës për Kosovën

FBK Superliga/International

Fitorja e radhës për Kosovën

15/07/15 @ 15:06

ANDREA BARGNANI

Mbetet në New York, por ndërron skuadrën

NBA/Transfere

Mbetet në New York, por ndërron skuadrën

14/07/15 @ 14:42

SACRAMENTO

Zyrtare: Rondo, Belinelli, Koufos në Kings

NBA/Transfere

Zyrtare: Rondo, Belinelli, Koufos në Kings

14/07/15 @ 11:32

EUROBASKET 2025 - PREQUALIFIERS: ZVICRA-KOSOVA

Pikët e Artisit në fund, ia sjellin fitoren e dytë Kosovës

FBK Superliga/Përfaqësuesja/Eurobasket

Pikët e Artisit në fund, ia sjellin fitoren e dytë Kosovës

30/07/23 @ 13:13

PLAY ME PËRVOJË

Devon Van Oostrum - lojtar i ri i Trepçës

FBK Superliga/International/Transfere

Devon Van Oostrum - lojtar i ri i Trepçës

30/07/23 @ 11:43

TRANSMETIMI ONLINE DREJTPËRDREJTË

Direkt online: Zvicra-Kosova

FBK Superliga/Përfaqësuesja/Eurobasket

Direkt online: Zvicra-Kosova

29/07/23 @ 10:38

RIKTHEHET TE EKIPI I ZEMRËS

Prishtina rikthen Fisnik Rugovën

FBK Superliga/Transfere

Prishtina rikthen Fisnik Rugovën

29/07/23 @ 10:09

NDESHJA E PARAFUNDIT PËR KOSOVËN

Sonte, Kosova ndaj Zvicrës

FBK Superliga/Përfaqësuesja/Eurobasket

Sonte, Kosova ndaj Zvicrës

29/07/23 @ 09:53

EUROBASKET 2025 - PREQUALIFIERS: DANIMARKA-KOSOVA

Angazhimi i madh s’mjaftoi, Danimarka mposhti Kosovën

FBK Superliga/Përfaqësuesja/Eurobasket

Angazhimi i madh s’mjaftoi, Danimarka mposhti Kosovën

27/07/23 @ 10:55

PARA DUELIT TË RËNDËSISHËM + LINKU I NDESHJES

Kosova luan sonte ndaj Danimarkës

FBK Superliga/Përfaqësuesja/Eurobasket

Kosova luan sonte ndaj Danimarkës

26/07/23 @ 11:48

12-SHJA E HADARIT

Kthehet Erjon Kastrati, nga kombinimi bie Rron Ukaj

FBK Superliga/Përfaqësuesja/Eurobasket

Kthehet Erjon Kastrati, nga kombinimi bie Rron Ukaj

25/07/23 @ 10:50

I HUAJI I TRETË NË EKIP

Isaiah Kelly - përforcim i radhës te KB Prizreni

FBK Superliga/International/Transfere

Isaiah Kelly - përforcim i radhës te KB Prizreni

24/07/23 @ 11:03

NJOFTIMI I FBK-së

FBK: Sot mbyllet afati për dorëzim të dokumentacionit të kritereve të licensimit dhe garimit

FBK Superliga

FBK: Sot mbyllet afati për dorëzim të dokumentacionit të kritereve të licensimit dhe garimit

21/07/23 @ 12:48


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga