Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

VENDOSET

Mirret vendimi, Kosova do merr pjesë në FIBA edhe me seniore

Mirret vendimi, Kosova do merr pjesë në FIBA edhe me seniore


Teksti: FBK

9 July, 2020 @12:38

Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) ka marrë vendim për paraqitjen e Përfaqësueses A të Femrave në garat zyrtare të FIBA-s, më saktësisht në FIBA Kampionatin Evropian të Shteteve të Vogla, që do të organizohet në vitin e ardhshëm në Nicosia të Qipros prej 15 deri më 20 Qershor.

Vendimi është marrë pasi është diskutuar më parë në Bord dhe pas analizave të bëra për Përfaqësueset e Kosovës në konkurrencën e femrave ndërmjet Kryetarit të FBK-së, Arben Fetahu, Sekretares së Përgjithshme, Elvira Dushku dhe Drejtorit të Përfaqësueseve, Granit Rugova.

Federata e Basketbollit e Kosovës zotohet se do t’i bëjë të gjitha përgatitjet e duhura për paraqitje sa më të mirë të Përfaqësueses sonë në garat e FIBA-s, ku për vashat tona seniore do të jetë hera e parë që do të marrin pjesë në një garë zyrtare të FIBA-s.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Liga e Femrave