PAVIC

Foto: KB Peja Official/ Facebook
Motivohemi me tifozë
24 September, 2015 @20:56
Branimir Pavic, trajner i Pejës është shprehur i matur para përballjes me Sigal Prishtinën, që zhvillohet të shtunën në Karagaç.
Ai ka thënë se përgatitjet e ekipit kanë shkuar mirë, ndërsa epitetin e favoritit në një mënyrë ia ka lënë Sigal Prishtinës.
“Përgatitjet kanë shkuar mirë. Nuk kemi zhvilluar shumë ndeshje, por jam i kënaqur me angazhimin e lojtarëve. Mendoj se Superkupa po vjen në një moment jo të mirë, pasi që ekipi ende nuk e ka arritur formën e duhur,” ka thënë ndër të tjera Pavic, për faqen zyrtare të FBK-së sot.
“Përkundër kësaj, ne do të hymë në ndeshje të përqëndruar dhe do të japim maksimumin nga vetja për të nxjerrë rezultat pozitiv. Tifozët tanë pritet të jenë në numër të madh, që besoj se do të jetë motivim i madh për ekipin tonë,” ka thënë ai para ndeshjes.
Ndeshja e Superkupës së Kosovës zhvillohe të shtunën me fillim në ora 20:10 në Karagaç të Pejës. Dy Superkupat e fundit të Kosovës, i ka fituar Sigal Prishtina.