Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PRIZRENI - BASHKIMI

Mposhtë rivalin lokal dhe merr kreun!

TOPSPORTI / A.P

Mposhtë rivalin lokal dhe merr kreun!


2 March, 2021 @20:39

Në njërën prej dy ndeshjeve të mbetura nga xhiroja e XX e Superligës së Kosovës në basketboll, Prizreni ka arritur ta fitojë derbin lokal ndaj Bashkimit.

Takimi mes skuadrave në fjalë u mbyll me rezultat 117-95 (24-22, 39-30, 29-23, 25-20).

Pas 2 humbjeve radhazi, Prizreni sonte iu rikthye fitoreve në Superligë dhe njëkohësisht u kthye në krye të klasifikimit.

Rol në fitoren e Prizrenit në këtë takim padyshim që luajti shpërndarja e shënimit të pikëve dyshifrore te shumë lojtarë në një periudhë shumë të shpejt. Vetëm pas pjesës së parë, katër lojtarë të Prizrenit kishin pikë dyshifrore (Hajdari, Myles, Vaughn dhe Taliaferro), e në fund takimin me pikë dyshifrore e mbylli edhe Urim Zenelaj (10).

Më së shumti pikë për Prizrenin sonte shënoi Landon Taliaffero, gjithsej 31. 26 pikë personale në fund i kishte Kwame Vaughn, 23 Divine Myles e 20 të tjera Arti Hajdari.

TABELA AKTUALE

Përkundër humbjes, si zakonisht te Bashkimi këtë sezon, edhe sonte shkëlqeu Musab Mala. Mitrovicasi Mala vetëm gjatë pjesës së parë shënoi 29 pikë, e takimin në fund e mbylli me plot 33 pikë.

Përveç tij, paraqitje mbresëlënëse te Bashkimi zhvilloi Obinne Oleka, i cili pati 23 pikë, 14 kërcime, 1 bllokadë e 1 asistim.

Të paktën deri nesër, Prizreni do t’i prijë Superligës së Kosovës në basketboll, kurse Bashkimi momentalisht është i pesti në renditje.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga