Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PRISHTINA - BASHKIMI

Mposhtet nga Prishtina për herë të katërt, Bashkimi gati ta humbë Play Off-in

Mposhtet nga Prishtina për herë të katërt, Bashkimi gati ta humbë Play Off-in


27 March, 2022 @20:57

Për herën e katërt këtë sezon, Prishtina sonte e mposhti Bashkimin në kuadër të Superligës së Kosovës.

Takimin e sontëm prishtinasit e fituan me rezultat 93-74

16-24 për Bashkimin përfundoi çereku i parë, kurse i dyti pati komplet fytyrë tjetër. Këtë çerek Prishtina e fitoi 29-19, e kështu shkoi në pushim mes pjesëve me epërsi 45-43.

TABELA AKTUALE

Në pjesën e dytë, Prishtina ishte më e mirë dhe me meritë e fitoi takimin. Fillimisht kryeqytetasit e fituan çerekun e tretë 20-19, e më pas të katërtin thellë 28-12, për përfundimtaren 93-74.

Lejson Zeqiri dhe Jetmir Zeqiri ishin fantastikë për Prishtinën sonte. Që të dy shënuan nga 17 pikë sonte, duke qenë koshashënuesit më të mirë të skuadrës, bashkë me Muhamedali Janjevën, i cili gjithashtu shënoi 17. Për t’u përmendur përveç tyre te Prishtina është edhe Henry Dugat, i cili luajti me double-double prej 15 pikëve e 10 kërcimeve.

Sa i përket Bashkimit, John Florevus (17 pikë, 11 kërcime) dhe Julien Lewis (17 pikë, 8 kërcime) ishin më të mirët te kjo skuadër sonte.

Siç shihet, 5 koshashënuesit më të mirë të ndeshjes patën nga 17 pikë secili sonte.

Fitorja e shënuar në këtë takim bën që Prishtina të renditet në vendin e pestë të Superligës për momentin, kurse Bashkimi ndodhet dy vende më poshtë, në pozitën që dërgon në Play Out.

Tash e mbi 3 muaj, skuadra e Bashkimit nuk di për fitore në Superligë ndaj skuadrave tjera përveç Dritës, e kjo ka bërë që prizrenasit të jenë shumë afër mbetjes jashtë Play Off-it këtë sezon.

Xhiron që vjen, Prishtina e pret Yllin, kurse Bashkimi e pret Rahovecin.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga