FIBA
Mumini, Maxhuni e Mehmeti zyrtarisht gjyqtarë ndërkombëtar
21 July, 2017 @23:04
Treshja e gjyqtarëve nga Kosova, Xhelal Mumini, Daut Mehmeti dhe Dardan Maxhuni, janë treshja bartëse e thirrjes së gjyqtarëve për FIBA.
Pas pjesëmarrjes në kampin që u mbajt në Zagreb javën e kaluar, kjo treshe e gjyqtarëve e ka kompletuar licencimin për të qenë gjyqtarë të basketbollit në nivelin ndërkombëtar, ndërsa nominimet e tyre për ta gjykuar ndonjë ndeshje mund të fillojnë që nga muaji tetor i këtij viti, njofton ‘Sporti në KTV’.