BASHKIMI
Mungesë te Bashkimi, një lojtar infektohet me COVID-19
24 February, 2021 @23:06
Skuadra e Bashkimit nuk do të mund të llogaris në ndeshjet e radhës te njëri prej lojtarëve kryesorë të saj.
Sipas një njoftimi të portokallezinjve, basketbollisti amerikan, Sean Hoehn, është infektuar me Covid-19, derisa po gjindej në ShBA ku kishte shkuar për vizitë një javore tek familja e tij gjatë kohës sa Superliga ishte në pushim.
Hoehn ka rezultuar pozitiv me Covid-19 atje dhe për këtë arsye nuk ka arritur të kthehej me kohë.
Basketbollisti thuhet se ka gjendja shëndetësore stabile dhe po qëndron i vetizoluar në ShBA derisa të shërohet plotësisht.
Kujtojmë se Hoehn është koshashënuesi më i mirë i Bashkimit në këtë stinor me mesatare prej 20.2 pikëve për ndeshje.