Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

GAME 6: JAZZ - NUGGETS

Murray me 50 pikë, dërgon serinë në ndeshjen e 7

FOTO / NBA

Murray me 50 pikë, dërgon serinë në ndeshjen e 7


31 August, 2020 @9:16

Performanca fenomenale e Jamal Murray, ka dërguar serinë në ndeshjen e shtatë te dueli Denver Nuggets - Utah Jazz.

Denver e mposhti kundërshtarin me rezultat 107-119 në ndeshjen e gjashtë të serisë.

Ylli i Nuggets Jamal Murray, në këtë ndeshje ka luftuar deri në atomin e fundit për ta shpëtuar skuadrën nga eliminimi. Murray shkëlqeu me 50 pikë, 6 asistime e 5 kërcime. Ai ndihmë mori edhe nga Nikola Jokic me 22 pikë e 9 asistime.

Në anën tjetër te Utah Jazz, edhe Donavan Mitchell ka shkëlqyer me 44 pikë, 6 kërcime e 5 asistime, por nuk mjaftoi për ta ndalur Murrayn.

Ndeshja e fundit e serisë do të luhet më 2 shtator në ora 02:30. Fituesi i duelit do të përballet në gjysmëfinale të Konferencës Perëndimore me Los Angeles Clippers.


 
Të gjitha lajmet nga