KB PRISHTINA
Myles mbetet në Prishtinë
31 August, 2019 @16:48
Një nga lojtarët më të mirë të Prishtinës sezonin e kaluar, Divine Myles, do të jetë pjesë e klubit kryeqytetas edhe sezonin e ardhshëm.
Amerikani Myles ka nënshkruar kontratë të re me klubin bardhekaltër, ndërkohë që ditë më parë kampioni në fuqi i Kosovës bëri të ditur edhe vazhdimin e kontratës me Mikaile Tmusic, ndërkohë që shtoi në skuadër edhe australianin Jonathan Janssen.
Siç dihet, Myles është një nga amerikanët e natyralizuar që e përfaqëson edhe përfaqësuesen e Kosovës në basketboll.