Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MUHAMED THAÇI

Na duhen përforcime

Muhamed Thaçi, trajner i Rahovecit/ Foto: KBRahoveci/ Sh. Berisha/fb

Na duhen përforcime


5 November, 2022 @23:06

Trajneri i Rahovecit, Muhamed Thaçi, në deklaratën e tij dhënë pas ndeshjes ndaj Vëllaznimit, ka thënë se ekipit të tij i duhen përforcime, pasi që kanë mungesa në roster të skuadrës.

Ai ka theksuar gjithashtu se edhe Musab Mala do të mungojë minimalisht edhe dy javë, ndërsa nuk kanë dashur t’ia rrezikojnë atij karrierën për një ndeshje.

“Ia uroj fitoren Vëllaznimit. Kështu ka ndodhë në të gjitha ndeshjet me neve. E kam cek shumë herë, ne po mendojmë se basketbolli luhet 15 minuta, por basketbolli luhet 40 minuta. Por shikuar realisht edhe nuk kemi roster për të luajtur 35 minuta basketboll kualitativ,” ka thënë ndër të tjera Thaçi pas ndeshjes.

Rahoveci është i fundit në renditjen tabelare të Superligës, ndërsa ka shënuar një fitore të vetme në nëntë xhirot e para të edicionit 2022/23.

 


 
Të gjitha lajmet nga