Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DEKLARATA E TRAJNERIT TË PRISHTINËS

Nazor: Kriteret nuk janë të njëjta!

Foto: KBPrishtina/fb

Nazor: Kriteret nuk janë të njëjta!


3 April, 2022 @1:14

Trajneri i Prishtinës, Ante Nazor, nuk ka pëlqyer fare referimin në ndeshjen e humbur ndaj Yllit të shtunën mbrëma.

Ai ka qenë kritik për referët e deri te Federata, duke vënë në pikëpyetje edhe të ardhmen e basketbollistëve të rinj, pasi që sipas vlerësimit të tij ka pasur kritere tjera për lojtarët në moshë në Superligë, në krahasim me të rinjtë, që po i zhvillon Prishtina.

Sa i përket lojës, ai ka thënë se në pjesë të parë të ndeshjes ekipi i tij ka qenë i ngadalshëm dhe disi si dembel, që i ka dhënë ritëm kundërshtarit dhe u ka mundësuar atyre ngritje të vetëbesimit.

“Fatkeqësisht ne nuk hymë në lojë në mënyrën tonë. Ishim disi si duke prituar, të ngadalshëm, si në sulm ashtu edhe në mbrojtje, duke mos përcjellur rrjedhën e lojës dhe kjo i solli atyre vetëbesim. Por, në pjesën e dytë ne kur filluam të luajmë lojën e mirë dhe si basketbollistë të mirë, ne treguam lojën tonë dhe mbijetuam atë që secili në fund të ndeshjes e pa, kaq.” ka thënë ndër të tjera trajneri kroat i Prishtinës.

Ai ka përshkruar disa raste kur nuk iu dha ekipit të tij kosh-faul dhe në ndërkohë ka thënë se nuk e kupton se pse Federata nuk i përkrah lojtarët e rinj dhe zhvillimin për basketbollistë që po e bën ekipi i tij.

“Secili që e njeh basketbollin, e di për çka po flas,” ka shtuar ndër të tjera ai.

Prishtina ka pësuar humbje nga Ylli në sekondat e fundit të ndeshjes derbi të shtunën mbrëma, ndërsa bardhekaltërit me këtë humbje kanë bilanc 12-13.

 


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga