Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ANTE NAZOR

Nazor shpërthen! I kërkon falje publikut fantastik

Ante Nazor pas ndeshjes/ Foto: sshot/yt

Nazor shpërthen! I kërkon falje publikut fantastik


17 January, 2022 @0:44

Trajneri kroat i Prishtinës, Ante Nazor, ka shpërthyer në deklaratën e tij pas ndeshjes të cilën ekipi i tij e humbi ndaj Pejës.

Nazor ka qenë i frustruar me paraqitjen e ekipit të tij ndaj një kundërshtari si Peja, ndërsa ka thënë se nëse kjo ndeshje nuk do të jetë një mësim për lojtarët dhe atë, atëherë asnjëri nuk ka çka të kërkojë në klub.

Përfundimisht, ai ka falenderuar jashtëzakonisht publikun për atmosferën e krijuar sonte, duke i kërkuar falje për paraqitjen qesharake të ekipit në disa momente.

TABELA AKTUALE

“Së pari i uroj fitoren e merituar fituesit të ndeshjes. E dyta, i kërkoj falje të gjithë njerëzve që kanë qenë këtu në këtë palestër sonte, sepse në pjesë të parë nuk kemi luajtur si njerëz, nuk kemi luajtur as si lojtarë, e as si meshkuj - dhe për këtë unë i kërkoj falje të gjithëve që kanë qenë këtu në palestër sonte dhe që na kanë bërë ambientin e bukur. Më pas, kur ne pak filluam të luajmë si duhet, sporti është i tillë dhe nuk të jep mundësinë që të rikthehesh në atë që s’e ke merituar dhe lojtarët e mi duhet ta mësojnë këtë mësim: të jenë profesionist, të repsektojnë disiplinën, të respektojnë mundin shtesë, të respektojnë marrëdhëniet mes vete, të mos flasin palidhje por t’i japin përkrahje njëri-tjetrit, të mos kthehen nga referët, por të japin më të mirën nga vetja në lojë. Nëse ata sot këtë nuk e mësojnë, nesër të gjithë mund të shkojmë në shtëpi,” ka thënë fillimisht kroati. 

HIGHLIGHTS: Prishtina - Peja

Derbi ndërmjet Prishtinës e Pejës ka pasur “dy fytyra” ku Peja dominoi të parën, ndërsa Prishtina pjesën e dytë. Mirëpo, pejanët nuk lejuan të befasohen, duke fituar në fund.

“Shiko, nëse dikush nuk luan nga fillimi i ndeshjes me angazhim më të fortë të tijin, duke folur palidhje, pa disiplinë, ne nuk kemi çka të bisedojmë karshi një ekipe serioze që të mos të dënojë ty në një ndeshje të tillë dhe të mos dalim qesharak karshi një publiku fantastik si ky sonte në palestër,” ka thënë në fund Ante Nazor kur u pyet për rrjedhën e lojës.

Ky ka qenë takimi i tretë në Superligë këtë stinor mes këtyre dy skudrave, ndërsa Peja ka marrë avantazhin 2-1 karshi Prishtinës me lojë të ndërsjella.

TABELA AKTUALE

Pas humbjes, Prishtina ka bilans neutral në Superligë, 8-8. Ndërsa Peja është e dyta në renditje tabelare me bilans 11-5.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga