BARAZIM
Ndahen pikët mes elektricistëve dhe industrialistëve!
21 September, 2024 @22:33
Ekipi i Enis Nasufit, KEK dhe ai i Alban Dragushës, Ramiz Sadiku, kanë shfaqur momente të mira për publikun e paktë në stadium, ndërsa lojtarët kanë dhuruar gola për të dyja palët në ndeshjen që përfundoi, KEK - Ramiz Sadiku [Armend Blakçori 66’, Bler Thaçi 77’- n.n. pen.].
Barazimi ka bërë që KEK-u pas 5 xhirosh të ketë 8 pikë, ndërsa Ramiz Sadiku të arrijë në 5 pikë. KEK-u mbyllë xhiron në vend të katërt, ndërsa Ramiz Sadiku në të gjashtin.