BRANIMIR PAVIC

Foto: KBBashkimi/fb/F. Tokaj
Ndërprerja na humbi momentumin
19 February, 2022 @9:00
Bashkimi ka pësuar për herë të tretë këtë stinor në kuadër të Superligës nga Prizreni’16. Borozani.com
Përkundër se ekipi pas këndelljes dhe mbrojtjes së mirë në cerek të dytë mbajti epërsinë mirë, fundi i ndeshjes i gjeti ata përsëri humbës në duel me rivalin lokal në kuadër të kampionatit.
“Nuk luajtëm mirë. Kemi disa lojtarë të lënduar. Kemi pasur 10-pikë dallim dhe pastaj ndodhi ajo ndërprerje me semaforin dhe ne e humbëm momentumin dhe kështu s’ia arritëm fitores. Natyrisht, shutuam keq dhe për këtë arsye dhe humbëm,” ka shtuar Branimir Pavic, trajner i Bashkimit pas ndeshjes.
Kujtojmë, Bashkimi mposhti pikërisht Prizrenin’16 në kuadër të Final 8, për të arritur më pas deri në finale, por ekipi s’ka arritur ta bëj këtë assesi në kampionat.
Bashkimi ka bilans negativ dhe është i gjashti në renditje tabelare, me 8-12.