SHQIPËRI

Foto: Panorama Sport
Ndërpritet ndeshja në futbollin e femrave në Shqipëri, 6 lojtare humbin ndjenjat në fushë
15 May, 2021 @16:05
Ndeshja e sotme në ligën e femrave në Shqipëri ndërpmjet Partizanit dhe Bilisht Sportështë ndërprerë ende pa u mbyllur pjesa e parë.
Sipas raportimit të Panorama Sport, 6 futbolliste të Bilishtit kanë pasur gjendje të fikti në fushë, ndërsa dy prej tyre në gjendje më të vështirë, janë transportuar menjëherë në spital.
Delegati i ndeshjes, Endi Hyka, menjëherë ka urdhëruar ndërprerjen e lojës dhe ka njoftuar për ardhjen e ambulancave të tjera, për të qenë në gatishmëri në këtë situatë të pazakontë.
Dyshohet se lojtaret e Bilishtit janë helmuar prej ushqimit, por kjo mbetet për t’u konfirmuar pas kontrollit të hollësishëm mjekësor. Në momentin e ndërprerjes, Partizani po fitonte me shifrat 5-0.