Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

TERMINI I NDESHJES

Ndeshja e dytë e serisë, të enjten

Ndeshja e dytë e serisë, të enjten


24 May, 2022 @13:23

Përballja e radhës e serisë finale të PlayOffit të Superligës ndërmjet Yllit dhe Trepçës, zhvillohet të enjten me fillim prej orës 20:30.

Ndeshjen e parë të zhvilluar në Suharekë, e fitoi Ylli me shumë mund, derisa e tërë seria finale pritet të shkojë ngushtë, sic thanë trajnerët, pasi që të dyja ekipet janë thuajse të njëjta dhe vetëm momentet e vecanta, fokusimi - do të përcaktojnë fituesin në secilin duel. 

PLAYOFF SKEMA

Minatori pritet të jetë atmosferë e ngrohtë, ndërsa Trepça do të kërkojë fitoren për të barazuar serinë në 1-1, e Ylli do të mundohet ta bëj serinë 2-0 në të mirë të tij.

Nga lojtarët e të dyja ekipeve aktualisht, nuk ka ndonjë njoftim për të lënduar ose mungesa, prandaj të dyja skuadrat pritet të jenë në kapacitet të plotë për këtë ndeshje.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga