Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DEKLARATA E TRAJNERIT TË RAHOVECIT

Ndeshje e vështirë

Daniel Nelson, trajner i KB Rahovecit/ Sshot/Youtube

Ndeshje e vështirë


30 January, 2023 @13:15

Trajneri i Rahovecit, Daniel Nelson, nuk ka përjetuar fitore me ekipin e tij këtë stinor prej se u emërua në detyrë. Rahoveci që në fillim të stinorit nuk bëri roster të gjerë lojtarësh, tashmë duket ta ketë thuajse të pamundur mbijetesën në Superligë.

Mbrëmë Prishtina e kaloi tepër lehtë, për ç‘gjë është i vetëdishëm edhe trajneri Nelson, i cili e ka vlerësuar Prishtinën si kundërshtar tepër të fortë me roster të thellë.

“Ndeshje e vështirë, ndaj një kundërshtari shumë të vështirë. Kemi pasur disa momente të mira, por natyrisht jo të mjaftueshme për të bërë dicka më shumë ndaj një skuadre tepër të fortë. Tash do të mundohemi të bëhemi gati për ndeshjen tjetër që na pret, ndaj Pejës.” - ka thënë ndër të tjera ai.

Rahoveci është i fundit në Superligë, ka vetëm dy fitore karshi 18 disfatave që i ka pësuar, ndërsa deri në fund të stinorit të rregullt kanë mbetur edhe tetë xhiro.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga