Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

YLLI - RAHOVECI

Në derbi, Rahoveci njofton Yllin me humbje

Në derbi, Rahoveci njofton Yllin me humbje


20 October, 2019 @18:55

Skuadra e Rahovecit, duke e mposhtur Yllin me rezultat 72-91, e njoftoi kundërshtarin me humbjen e parë të stinorit në Superligë.

Në 10 minutëshin e parë, rezultati ishte i ngushtë, por mbrojtja e Rahovecit në çerekun e dytë e bëri diferencën në ndeshje. Vreshtarët në 10 minutëshin e dytë të ndeshjes pësuan vetë 9 pikë, derisa shënuan 24 pikë.

Skuadra e trajnerit Arben Krasniqi, dha sinjale të këndelljes në çerekun e tretë, por Rahoveci duke luajtur më mirë në fund, e mposhti kundërshtarin.

Pesë lojtarë te Rahoveci luajtën me pikë dyshifrore, kurse prej tyre u dalluan Justin Gray me 18 pikë, Jure Gunjina me 17 pikë dhe Arian Qallaku me 12 pikë, 8 kërcime e 7 asistime.

Te Ylli u dalluan Valon Bunjaku me 22 pikë, Anthony Adger me 19 pikë dhe Samir Zekiqi me 15 pikë të tjera.

TABELA AKTUALE

Me këtë ndeshje, nuk ka më të pamposhtur në Superligë. Edhe Ylli edhe Rahoveci kanë bilanc prej 4 fitoreve e 1 humbjeve.

Në xhiron tjetër, Rahoveci pushon, kurse Ylli luan me Prizrenin.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga