REAL MADRID - OLYMPIACOS

euroleague.net
Në duelin e gjigantëve, buzëqesh kampioni
28 January, 2016 @23:18
Në duelin e gjigantëve, Real Madrid - Olympiacos, fitues doli kampioni aktual i Euroleagues, skuadra spanjolle.
Ndeshja e zhvilluar në Barclaycard Center, përfundoi me rezultat 84-72, në favor të madrilenve.
Sergio Llull, shkëlqeu me 18 pikë e 7 asistime, ku ishte më i dalluari tek ekipi vendas.
Ndërsa në anën tjetër, Daniel Hackett, luajti me 14 pikë, por ylli i skuadrës Vassilis Spanoulis, e përfundoi ndeshjen me një pikë, që ndikoi negativisht tek Olympiacosi.
Kjo ishte fitorja e tretë e Real Madridit, të cilët i kanë edhe dy humbje pas xhiros së pestë në TOP 16, ndërsa Olympiacosi, me 2 fitore e tre humbje, është larg performancës, që e kishte në fazën e parë të grupeve.
Video
Real Madrid - Olympiacos