PASI MERR FITOREN, GENÇOGLU I KËNAQUR

Në pjesën e dytë luajtëm si Trepça
3 May, 2023 @23:36
Engin Gençoglu ishte i kënaqur me fitoren e arritur në ndeshjen e parë të serisë finale ndaj Pejës, ndërsa ka theksuar se ekipi i tij luajti ndryshe në pjesë të parë në krahasim me të dytën.
Trepça shfrytëzoi terrenin vendas në Minatori për të marrë epërsinë në seri 1-0, ndërsa në përballjen e radhës do të udhëtojnë të dielën në Karagaç të Pejës.
“Ishin dy pjesë të ndryshme. Në pjesën e parë nuk luajtëm si ne. Ata shutonin dhe jepnin treshe, në stilin e tyre që e dimë tanimë. Por në pjesë të dytë luajtëm si Trepça me mbrojte të fortë dhe morrëm fitoren,” ka thënë ndër të tjera trajneri turk i ekipit mitrovicas.
Seria finale luhet deri në tre fitore dhe në sistemin vajtje ardhje.