LOJTARI I LIRË
Në pritje të ofertave
14 September, 2015 @11:23
Paqartësia e skuadrës së Vëllaznimit nëse do të garojë apo jo edhe sivjet në Superligë, i ka detyruar basketbollistët e kësaj skuadre të kërkojnë skuadra të tjera për ta vazhduar karrierat e tyre.
Kështu, njëri ndër ta është edhe basketbollisti pejan, Blend Matoshi, i cili tani është lojtar i lirë.
“Për momentin jam lojtar i lirë. Jam në pritje të ndonjë oferte të volitshme për t’iu bashkuar ndonjë skuadre të Superligës,” tha Matoshi për Borozani.com.
22 vjeçari Matoshi para Vëllaznimit ka qenë pjesë edhe i skuadrës së Besës.