SUHAREKË
Zenelaj, i mbetet besnik Yllit
12 September, 2015 @12:08
Pas bisedimeve të shumta, Urim Zenelaj, është bindur që të qëndrojë edhe për një stinor te Ylli i Suharekës, ka bërë të ditur vetë faqja e klubit në orët e hershme të mëngjesit.
Zenelaj 212 centimetra i gjatë, ka qenë i kërkuar nga shumë ekipe dhe Borozani.com ka mësuar se ai ka qenë edhe në bisedime me Pejën, por në fund - i ka mbetur besnik Suharekës dhe tifozëve të saj - të cilët kanë kaluar një stinor të paharrueshëm vitin e kaluar.
Ylli në stinorin e kaluar ka qenë skuadra më e këndshme e Superligës, pasi që prej rikthimit në elitë, ka arritur menjëherë të futet në Play-Off të Superligës dhe të arrijë Final Fourin e Kupës së Kosovës dhe të organizojë atë.
Zenelaj stinorin e shkuar ka pasur këto mesatare me Yllin: 13.5 pikë për ndeshje, 7.3 kërcime dhe 1.9 bllokada. Ai ka pasur minutazhë mesatare prej 33 minutave në lojë.