BASHKIMI
Bashkimi me organizator amerikan
11 September, 2015 @14:40
Tre Bussey është emri i ri që do ta vesh fanellën e portokalltë të skuadrës së Bashkimit në këtë edicion.
Lajmi është konfirmuar sot nga faqja zyrtare në Facebook e klubit prizrenas.
Bussey është 24 vjeçar dhe luan në pozitat 1 dhe 2, pikërisht aty ku prizrenasit kishin nevojë për përforcim.
Kosova do të jetë aventura e parë e tij jashtë kontinentit amerikan, pasi që basketbollisti në fjalë gjatë karrierës së tij ka luajtur vetëm për kolegjin Georgia Southern dhe për skuadrën nga liga NBA D-League, Idaho Stampede. Te kjo e fundit në stinorin e fundit ka arritur mesatare prej 7.4 pikësh, 2.3 asistimesh dhe 1.7 kërcimesh për ndeshje.
Sipas njoftimit të klubit, Bussey tashmë ka arritur në Prizren ku edhe i është bashkuar stërvitjeve me skuadrën.
Bashkimi këtë stinor po drejtohet nga trajneri malazias Petar Mijovic, ndërsa më parë ishte përforcuar edhe me basketbollistë si Gerti Shima, Efthimios Tsakaleris, Granit Rugova, Imer Tahiri, Tay Waller dhe Andi Shehu.
Video