GRUPI B
Fitore pa vlerë
10 September, 2015 @23:01
Kombëtarja e Turqisë, është shumë larg formës që e kishte vitet e kaluara.
Me shumë vështërsi arriti ta mposht Islandën, e cila nuk ka asnjë fitore dhe tek në vazhdime e krijuan epërsinë për ta mposhtur kundërshtarin me rezultat 111-102.
Më i miri tek Turqia ishte Ali Muhammed me 28 pikë e 12 kërcime, derisa u ndihmua edhe nga i riu 20 vjeçar Cedi Osman me 22 sosh, ndërsa në anën tjetër, Jakob Sigurdarson shkëlqeu me 22 pikë.
Kjo fitore e turqve, nuk luajti ndonjë rol në renditjen e tyre në Grupin B, të cilët e përfunduan në pozitën e katërt me 3 fitore e 2 humbje.
Kuq e bardhët, tani do të takohen me liderin e grupit A, Francën të shtunën, në të tetën e finales.