GRUPI B
Gasol shuan ëndrrat gjermane
10 September, 2015 @21:07
Ylli i Chicago Bullsit, Pau Gasol, përkundër moshës 35 vjeçare, është treguar i mahnitshëm sot në përballje ndaj Gjermanisë, për t’ia sjellë Spanjës fitoren dhe për t’ia siguruar vendit të tij fazën eliminatore të Eurobasket 2015.
Qendra në fjalë ka shënuar 16 pikë dhe ka regjistruar 11 kërcime e 6 asistime në përballjen që Spanja e fitoi me një pikë dallim ndaj Gjermanisë, (18-20, 23-18, 19-10 dhe 17-28).
Sergio Rodriguez shënoi 19, ndërsa Sergio Lull 14 pikë të tjera në fitoren e ‘furisë së kuqe’.
Playmakeri gjerman, Dennis Schroder, përsëri ka treguar lojë fantastike, derisa ka shënuar 26 pikë dhe ka regjistruar 7 asistime e 6 kërcime, por krejt në fund, ata u mposhtën.
Ylli i NBA-së, Dirk Nowitzki kontribuoi me 10 pikë e 7 kërcime për Gjermaninë në përballje ndaj Spanjës.
Spanja tashmë ka përfunduar fazën grupore në vend të dytë të Grupit B me 3 fitore e 2 humbje duke u kualifikuar tutje, derisa Gjermania është eliminuar me bilanc 1 fitore e 4 humbje nga 5 ndeshjet grupore.